I pyetur në lidhje me objektivat e FSHBo-së për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, Kalivopulli thotë: ”Në lidhje me kualifikimin e boksierëve tanë në Lojërat Olimpike ne si Federatë Shqiptare të Boksit do të përpiqemi të ndryshojmë strategjinë e deritashme të aplikuar në këto 20 vitet e fundit”.
“Për këtë mendojmë që dy ose tre boksierë, që mund të kenë shansin të shkojnë në Rio, t’i çojmë në një zbor 4-5 mujor stërvitor në Rusi ose Kazakistan, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris ringun shqiptar. – Ata do t’i përcaktojë stafi teknik i kombëtares sonë.”
“Janë disa, por mund të përmend që kemi të mirë Krenar Zenelin, Arjon Kajoshin, Alban Beqirin, – ka veçuar Kalivopulli. – Ka edhe të tjerë të mirë, janë 5-6 të tillë si Syrjan Marinaj, që po rikthehet fuqishëm në boks. Dhe ndër to do të çojmë dy-tre të tillë, kurse të tjerët do të vazhdojnë stërvitjen këtu në Shqipëri.”
“Kombëtares, ky Memorial i bën mirë, e kalitë, e stërvit, e pasuron me ndeshje në ring, por nuk është gjithçka ky memorial për kombëtaren, – ka theksuar ai. – Në vazhdim, deri ne qershor, që janë kualifikueset e fundit për në Rio do të kemi veprimtari të tjera ndërkombëtare si kualifikuese e Turqisë, Turneun Ndërkombëtar në Athinë dhe kualifikueset e Azerbajxhanit.”
Memorial Vllaznia 2016
Boks – Meshkuj
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Pesha 52 kg Vrapi (Shqipëri) – Aleksandrov (Bullgari) 0-3
Pesha 52 kg Isakulov (Kazakistan) – Nurja (Shqipëri) 3-0
Pesha 60 kg Ikoviç (Mali i Zi) – Sulejmani (Kosovë) 0-3
Pesha 64 kg Shalla (Kosovë) – Oskenbek (Kazakistan) 0-3
Pesha 75 kg Kajoshi (Shqipëri) – Dimitrov (Bullgari) 2-1
Pesha +91 kg Hysa (Shqipëri) – Paluca (Shqipëri)
(fiton Hysa me AB për tërheqje të kundërshtarit)