Në prononcimin e dhënë menjëherë pas përfundimit të ditës së parë, Presidentit i Federates Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, përcolli vlerësime maksimale në lidhje me organizimin e veprimtarisë, që sipas tij ishte i shkëlqyer.
“Kjo e tregoi edhe dita e parë e këtij aktiviteti, atje ku pamë ndeshje shumë të bukura në ring dhe me shumë nivel”, – tha Kalivopulli. Ndërkohë që më pas u ndal edhe tek sektori i gjykimit, ku sipas tij, në krahasim me veprimtaritë e mëparshme, ka një rritje të ndjeshme cilësore.
“Dita e parë e këtyre finaleve dha një pasqyrë krejt tjetër në drejtim të cilësisë së gjykimit, – theksoi kreu i organizmit që qeveris boksin shqiptar. – Dhe kjo vjen edhe nga ajo që në si federate, në bashkëpunim me drejtuesit e kolegjumit të gjyqtarëve, kemi ndërhyrë në marrjen e masave të duhura, atje ku duke eliminuar disa defekte të konstatuara nga periudha e mëparshme, shumë gjëra janë përmirësuar.”