AlbanianSport.com 04.08.2015 21:45
ASNN – “Përfitoj nga rasti të falënderoj asamblenë për votëbesimin, zotin Leqejza për kontributin e dhënë prej tij në gjithë këto vite dhe padyshim edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për sjelljen e tyre shumë korrekte”, – është shprehur për mediat Florend Kalivopuli, pasi ishte zgjedhur në postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit.
“Edhe ata që nuk më votuan i siguroj publikisht që do të jenë më afër përgjatë mandatit tim, përse jo edhe nga ata që më besuan, – ka vijuar ai. – Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është se të gjitha premtimet e bëra nga ana ime do të realizohen.” Me zgjedhjen edhe të Kalivopulit janë konfiguruar plotësisht edhe forumet drejtuese të këtij organizmi.
Kryesia e re e votëbesuar më 11 qershor e Federatës Shqiptare të Boksit, është si vijon: Ilirjan Gavelli, Elton Spahiu, Ismail Kovaçi, Edmond Kabashi, Theodhori Mile, Besnik Kaja, Mirsad Uruçi, Ismet Varfi dhe Shpëtim Çilotaj. Tashmë pritet me interes emri i kandidatit të Sekretarit të Përgjithshëm, post të cilin e mban hëpërhë Edmond Kabashi.