Boks / Kalivopuli mbledh veteranët, ja planet e 2016-tës për “dorezat”

Share Button

Boks-Kalivopuli-zijafet

Gjergj Vyshka 18.09.2015 07:05

Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopuli, ashtu sikurse kishte premtuar dhe më parë dje e ka bërë takimin e parë me mjeshtrat e “dorezave” shqiptare. Në takimin me të, teksa ka qenë i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Edmond Kabashi, dhe inspektori i Federatës, Migen Pero, ishin Todi Janku, Ismet Varfi, Ahmet Golemi, Ramiz Reka, Et’hem Ibrahimi, Liman Kulla, Rami Sadushi. I quajtur ndryshe si “këshilli i të urtëve”, Kalivopuli ka kërkuar më tepër ide nga mjeshtrit e boksit për ato që ai ka shpalosur për një ndryshim rrënjësor të organizimit të këtij sporti në vend.

Më tepër Kalivopuli ka këmbëngulur në organizimin ndryshe të kampionatit të të rriturve. “Tanimë, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris boksin shqiptar, – që jemi në fund të veprimtarive të vitit 2015 nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ndaj Kampionatin e Nën-18-vjeçarëve dhe atë të Të Rriturve, të cilat do të mbahen në Shkodër, t’i bëjmë siç i kemi zhvilluar deri më tani. Unë, edhe me mbështetjen tuaj, do të kërkoj që të kemi një organizim ndryshe, i cili do të nisë që nga janari 2016. Madje në dhjetor kur të shpërndajmë “grant”-in të bëjmë dhe përmbledhje ë këtyre ideve, të cilat më pas do t’i shpalosim dhe në asamblenë vjetore.”

“Së pari unë jam i mendimit që të kemi dy periudha federimesh dhe lëvizjesh të boksierëve, në dimër, janar-shkurt, dhe në verë, korrik-gusht, – vijoi Kalivopuli. – Jo vetëm kaq, por kampionati i të rriturve të nisi me fazën eliminatore dhe deri në shtator të ketë përfunduar gjysmëfinalet. Më pas finalet në tetor, apo në nëntor, të jenë të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Që do të thotë transmetim në televizion, pse jo edhe në ndonjë platformë me pagesë (herën e parë falas dhe më pas nëse ka dëshirë që vitin e ardhshëm të paguajë për të mirën e boksit), njerëz me bileta në Pallat, disa vajza të cilat do të japin medaljet.

“Madje duke qenë koleksionues kam dëshirë që medaljet të jenë të veçanta të mos jenë si ato të blera tek “çamët”, po pse jo të ketë edhe një gjerdan për boksierin më të mirë. Në mes të jetë dhe Kupa e Shqipërisë, pra midis gjysmëfinaleve dhe finales së kampionatit, e cila duhet të jetë një ditë spektakolare dhe feste për boksin shqiptar”, – ka përfunduar Kalivopuli, i cili ka gjetur mbështetjen e të gjithëve, ndonëse ka pasur dhe mendime për ta bërë me vajtje-ardhje kampionatin e moshave. Gjë që edhe për Kalivopulin ka qenë krejtësisht e pamundur për t’u bërë, kjo dhe për shkak të problemeve ekonomike që skuadrat kanë.

Në të njëjtën kohë është miratuar dhe propozimi i Et’hem Ibrahimit për 25-vjetorin e rithemelimit të Federatës, ndërsa është kërkuar dhe një komision organizator. Sikurse kampionati i të rriturve, me propozimin e Kalivopulit, të jetë pikërisht për 25-vjetorin e themelimit të kësaj Federate.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh