“Ky është trofeu i parë që merr Teuta për të rriturit, sepse me moshat jemi goxha të suksesshëm këto vitet e fundit”, – ka deklaruar trajneri i ekipit durrsak të boksit, Jani Nano.
“Mua më vjen mirë që në 25 vjetorin e rikrijimit të boksit në Shqipëri ky trofe i shkon Teutës, – ka vijuar ai. – Teuta është një djep i fillesave të boksit. Më vjen mirë gjithashtu që këtë kupë e marrim në Shkodër.”
“Pasi tifozët shkodranë janë edhe tifozët më pasionantë në Shqipëri. dhe që suksesin e arritem përmes rivalitet me Tiranen dhe Vllazninë”, – ka theksuar trajneri i fitueses së Kupës së Shqipërisë në boks.
“Mendoj se e merituam trofeun e kupës, ndërkohë që për vitin e ardhshëm do të përgatitemi edhe më seriozisht për titullin “kampion”, – ka përfunduar Jani Nano.