AlbanianSport.com 06.04.2016 12:55
Katër boksierë shqiptar do të jenë pjesëmarrës në turneun kualifikues të Samsunit në Turqi, i cili është i vlefshëm për të arritur normën e kualifikimit të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, boksi shqiptar në këtë veprimtari, që do të zhvillohet nga data 7, deri më 18 prill 2016, do të përfaqësohet nga Krenar Zeneli (pesha 56 kg), Alban Beqiri (pesha 69 kg), Arjon Kajoshi (pesha 75 kg) dhe Syrja Marinaj (pesha 81 kg).
Trajnerë do të jenë Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Kjo është veprimtaria e tretë ndërkombëtare e dorezave shqiptare, pas pjesëmarrjes në Bullgari, atje ku më i miri ishte Alban Beqiri, si dhe në Kupën e Pavarësisë, teksa boksierët e Tiranës, Taulant Zajmi dhe Denis Nurja janë kthyer me fitore.
Shpresohet shumë jo vetëm në një përfaqësim dinjitoz të boksierëve, por dhe pse jo kualifikim me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Ndonëse do të jetë shumë e vështirë.