AlbanianSport.com 27.05.2015 18:00
ASNN – Boksieri kosovar me nënshtetësi zvicerane, Arnold Gjergjaj,ngjitet sërish në ring. 27 fitore në 27 ndeshje, i pamposhturi me nofkën “The Cobra” do të luftojë më 6 qershor kundër rusit Denis Baktho në sallën “St Jakobhalle” në Bazel të Zvicrës.
Kampioni i Evropës për peshën e rëndë në versionin EBU-EE aktualisht është në vendin e 46-të të renditjes së boksierëve më të mirë në botë, por ai është i gatshëm që këtë mision ta dërgojë deri në majat e karrierës së tij.
“Do të ishte shumë mirë nëse unë deri në fund të vitit do të jem midis 20 boksierëve më të mirë në botë”, u shpreh ai. Deri më tani, 30-vjeçari nga Gjakova nuk ka asnjë humbje
në boksin profesionist, ndërsa rusi ka 39 fitore dhe 10 humbje.