Gjergj Vyshka 12.09.2015 13:45
Edmond Kabashi do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, ndërsa ky ka qenë vendimi i fundit i kryesisë së “dorezave” shqiptare.
Dhe një vendim i tillë i është përcjellë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila më pas ka konfirmuar dhe kandidaturën e Kabashit si sekretar.
Ndërkohë janë miratuar dhe datat e dy veprimtarive madhore kombëtare të ringut shqiptar.
Kështu, nga data 1, deri më 4 tetor 2015 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të mbahet Kampionati Kombëtar i moshave 17-18 vjeç.
E më pas po në Shkodër, nga data 22, deri më 26 tetor 2015, do të zhvillohet edhe Kampionati Kombëtar i Të Rriturve.
Kjo është situata në boksin shqiptar, ndërsa Edmond Kabashi do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm dhe Mirgen Pero inspektor pranë kësaj Federate.