Gjergj Vyshka 21.06.2016 13:25
Nuk ka shkuar më larg ëndrra e boksit shqiptar për të pasur të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Sepse si Arjon Kajoshi, ashtu dhe Alban Beqiri, janë eliminuar.
Edhe pse ka bërë një ndeshje të mirë përballë azerbajxhanasit Kamran Shaksuvarli, Kajoshi, është mundur 0-3, ndërsa të tre raundet i ka humbur ngushtësisht, me shifrat 28-29.
Ndërkohë, në mbrëmje Alban Beqiri është mundur thellësisht 0-3 nga boshnjaku Adem Fetahoviç, teksa i ka humbur të tre raundet 27-30. Tashmë shansi i vetëm është Syrja Marinaj, që sot do të jetë përballë boshnjakut Xhemal Boshnjak.
Kësisoj pas Taulant Zajmit dhe Krenar Zenelit janë eliminuar dhe Arjon Kajoshi dhe Alban Beqiri, që do të thotë se boksi shqiptar ka shumë për të bërë për të qenë në nivelin e ndërkombëtarëve të ringut.