Gjergj Vyshka 10.02.2015 16:40
Boksi shqiptar tashmë është gati për aktivitetin e parë të vitit 2015, teksa bëhet fjalë për të marrë pjesë në Kupën e Pavarësisë së Kosovës, e cila të shtunën do të zhvillohet në Prishtinë.
Trajneri i kombëtares së “dorezave” shqiptare, Skënder Kurti, për këtë veprimtari ka përzgjedhur: Arnold Kuqari (pesha 64 kg), Albi Sorra (pesha 69 kg), Alban Beqiri (pesha 75 kg) dhe Kristian Demaj (pesha 91 kg).
Së bashku me trajnerin Kurtin do të jetë në rolin e ndihmëstrajnerit dhe fieraku Baftjar Abazi. Sipas drejtuesve të FSHBo-së, shpresohet që boksi shqiptar të kthehet me medalje nga kjo veprimtari.