Gjergj Vyshka 26.01.2016 21:40
Federata Shqiptare e Boksit do të jetë e radhës që do të zhvillojë analizën e saj vjetore. Kështu të paktën ka konfirmuar drejtori teknik i kësaj Federate, Mirgen Pero, i cili ka bërë të ditur se ende nuk është caktuar se kur.
Por, sipas tij, është e sigurt që gjithçka mund të ndodhë këtë fundjavë. Boksi shqiptar, ashtu sikurse të gjitha sportet olimpike, është ende në prag të kualifikueseve për të dërguar sportistë me normë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhanerio 2016”.
Parë kështu, jo vetëm për këtë aspekt, por dhe për të gjitha aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare të vitit 2015, apo dhe ato që do të kryhen në 2016-ën, si dhe për ndarjen e fondit grant, boksi shqiptar do të kryejë analizën vjetore.
Që me shumë mundësi do të mund të jetë këtë fundjavë.