Gjergj Vyshka 08.09.2015 11:35
Kampionati Botëror i Të Rinvje në Boks, që është duke u zhvilluar në Shën Pjetërburg të Rusisë, nuk ka dhënë asgjë të mirë për tanët.
Sepse në peshën 52 kg, Ardit Boriçi, është eliminuar dhe është mundur thellësisht 0-3 nga kirgizi Anarbek Zharapov.
Sipas gjyqtarëve të tavolinës kubanezi Alejandro Barrientos, ukrainasi Mikola Karakulov dhe turku Emre Ajdin, Zharapov i ka fituar turet 30-27.
Përfundimisht Boriçi është eliminuar që në turin e e parë të Kampionatit Botëror të Të Rinvje në Boks, që është duke u zhvilluar në Shën Pjetërburg të Rusisë.