AlbanianSport.com 08.07.2015 11:25
ASNN – Boksieri i njohur amerikan, Fllojd Mejuedher, nuk është më kampion i botës në
kategorinë WBO. Edhe pse e mposhti filipinasin Paskuajo në të ashtuquajturin “Dueli i Shekullit”, boksieri amerikan nuk do ta gëzojë titullin e kampionit të botës.
Kjo pasi ai ishte urdhëruar të paguaj 200 mijë dollarë sanksionim dhe të dorëzonte titujt e tij si i ri në kategorinë e peshave të mesme, pasi WBO nuk lejon që boksierët të mbajnë titujt në kategori të ndryshme të peshave.
“Komiteti i kampionatit Botëror WBO nuk ka zgjedhje tjetër por të njoftojë se Fllojd Mejuedher nuk është më kampioni i botës në kategorinë WBO për shkak se nuk i është përmbajtur rregullave të kampionatit”, – thuhet në njoftimin e WBO-së.
Mungesa e dëshirës për të paguar 200,000 dollarë amerikanë në një ndeshje ku fitoi 200 milionë është qesharake dhe e bën këtë sfidë, por edhe vetë sportin e boksit një komedi më vete dhe gjithnjë e më pak të besueshëm.