Gjergj Vyshka 16.02.2015 19:50
Arnold Kuqari dhe Xhulio Vrenozi janë kthyer me medalje ari nga turneu i boksit “Pavarsia”, i cili është zhvilluar dje në Prishtinë.
Kuqari, në peshën 64 kg, ka mundur 2-1 kosovarin Nikollë Rasi. Kurse Xhulio Vrenozi, në peshën 75 kg, ka mundur 3-0 kosovarin Valentin Elezaj.
Ndërkohë në peshën 69 kg, Albi Sorra është mundur nga kosovari Naser Shala, ndërsa ndeshja është ndërprerë në raundin e parë.
Megjithatë përfaqësimi i tanëve, me dy medalje ari të Kuqarit dhe Vrenozit, ka qenë dinjitoz.