Gjergj Vyshka 04.10.2016 16:10
E shtuna në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka qenë festive. Muzikë, njerëz, forca sigurie, por dhe trupa të fortë e muskuloz, sepse salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është kthyer në arenën e Kampionatit Kombëtar të “Body-Building”-ut.
E pasi janë shpallur kampionët, Federata Shqiptare e këtij sporti ka lajmëruar se kombëtarja do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, që do të zhvillohet në Knazjeva të Serbisë, nga data 21, deri më 23 tetor 2016.
Dhe janë ftuar kampionët e Shqipërisë të çdo kategorie për të marrë pjesë në këtë ballkaniadë. Në të njëjtën kohë është falënderuar “Muscle line Albania”, e cila ka bërë të mundur mbështetjen financiare dhe materiale, si dhe pjesëmarrjen në këtë Ballkaniadë.