Gjergj Vyshka 24.05.2016 17:05
24 pjesëmarrës nga i gjithë vendi morën pjesë për herë të parë në Kampionatin Kombëtar të “Body-Building”-ut, që u mbajt në Gjirokastër.
INBA Albania, apo gara për “trupat dhe format natyrale”, përcolli mesazhin e prezantimit të trupave natyralë pa stimulues hormonalë apo steroide.
Garuesit kanë kryer më parë analiza të nevojshme për të provuar faktin se nuk marrin substanca stimuluese.
Nikollaq Muço, fitues i INBA Albania tha: “Këmbëngulëm që ta bënim dhe arritëm që ta bënim. Ky ka qenë suksesi më i madh i jetës sime.”
Rando Kukeli, kryetari i jurisë së kampionatit, tha se kjo veprimtari është një përvojë për t’u ndjekur edhe në të ardhmen.