“Body-building” / Muskujt shqiptarë në vitrinë, shpallen kampionët e rinj

Share Button

Bodybuilding-logo

Gjergj Vyshka 19.10.2015 16:10

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe më parë, Federata Shqiptare e “Body-building”-ut, sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Rando Kukeli, ka zhvilluar të premten Kampionatin e saj Kombëtar. Në sallën e Universitetit të Arteve janë shfaqur si konkurrentë për të rinj, të rritur rreth 70 sportistë. Ata kanë qenë nga qytete të ndryshme të vendit tonë, por më cilësorët kanë ardhur nga Tirana, Vlora, Fieri etj.
Në këtë kampionat dominoi konkurrimi i kategorive të “fitness”-it me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe nivel të lartë përgatitjeje kryesisht për djem. Gjithashtu pati pjesëmarrje dhe në dy kategoritë për femra, atë të “Fitness”-it, ku “kampione” u shpall vlonjatja Kristina Sinanaj, si dhe në atë “Fitness Bikini”, ku fituese doli koloniarja Eranda Shuaipi.
Në të tretë kategoritë konkurruese vlen të përmendet hapi i madh cilësor që kanë bërë sportistët, të cilët janë bazë për kombëtaren në veprimtaritë ndërkombëtare. “Na vjen të themi dhe me shumë dëshpërim se jemi Federatë që nuk kemi asnjë mbështetje financiare nga shteti, edhe pse sportistët tanë kanë arritur nivele të larta në veprimtaritë ndërkombëtare”, – ka thënë Kukeli.
“Dhe falë pasionit dhe vështirësisë për organizimin e garave ia kemi arritur të paraqitemi denjësisht kudo”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të“Body-building”-ut, Rando Kukeli.

 

Kampionati Kombëtar i “Body-building”-ut

 

Rezultatet teknike:

 

Meshkuj Fizik (Të rinj deri 18 vjeç)
Sebastian Ibrahimi (Tiranë)

Meshkuj Fizik (Të Rinj në lartësinë 1.78 metra)
Franci Ajdinaj (Berat)

Meshkuj Fizik (Të Rinj në lartësinë +1.78 metra)
Eraldo Kerebizi (Tepelenë)

Meshkuj Fizik (Të rritur në lartësinë 1.78 metra)
Elvi Shuku (Fier)

Meshkuj Fizik (Të rritur në lartësinë +1.78 metra)
Den Merko (Fier)

Meshkuj Fizik Absolut Çempion
Den Merko (Fier)

Femra Fitness
Eranda Shuaipi (Ersekë)

Meshkuj Badillding (Të rinj pesha – 75 kg)
Arbit Nure (Fier)

Meshkuj Badibillding Të rinj Absolut Çempion
Marsel Vangjeli

Meshkuj Badibillding (Pesha +40 kg)
Abdul Fauaz (Tiranë)

Meshkuj Badibillding (Pesha +50 kg)
Nikollaq Muço (Gjirokastër)

Meshkuj Badibillding (Pesha -80 kg)
Endri Pantazi (Tiranë)

Meshkuj Badibillding (Pesha -90 kg)
Armando Marku (Tiranë)

Meshkuj Badibillding (Pesha – 100 kg)
Kreshnik Topore

Meshkuj Badibillding (Pesha + 100 kg)
Dorian Fataj (Skrapar)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh