Gjergj Vyshka 05.10.2016 10:40
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm, Rando Kukeli, Federata Shqiptare e “Body-building”-ut dhe “Fitness”-it ka zhvilluar të shtunën Kampionatin Kombëtar në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë 80 sportistë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa përgatitja më e lartë ka spikatur në fitnes, veçanërisht për djem.
Ndërkohë spektakli më i madh ka qenë në dy kategoritë e femrave, të cilat janë bërë një shembull pozitiv dhe për të tjerat. Po kështu, sipas Kukelit, në kategorinë e “Body-building”-ut për të rinj, master dhe senjor, ka pasur një hap cilësor të konkurrentëve pjesëmarrës. E ndërkohë do të merret pjesë në Kampionatin Ballkanik në Knezevjac të Serbisë, nga data 21, deri më 23 tetor 2016.
Por dhe në Kampionatin Botëror “Mister Universi”, nga data 3, deri më 7 nëntor në Bendorm Alikante në Spanjë. Ndërkohë nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Body-building” dhe “Fitness”-it, Rando Kukeli, është mësuar se nuk mbështetet me buxhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. “Dhe kjo ndodh në kushtet kur sportistët tanë kanë paraqitur nivel të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar. Por mbetemi me shpresë se do të ndryshojë kjo situatë”, – ka përfunduar Kukeli.
Kampionati Kombëtar i “Body-building” dhe “Fitness”-it
Rezultatet teknike sipas kategorive:
Fizik Meshkuj Para Të Rinj – Gjatësia 1.78 metra
Lorjan Fejzullahu (Fier)
Fizik Meshkuj Para Të rinj – Gjatësia +1.78 metra
Endri Merepeza (Tiranë)
Fizik Meshkuj Të Rinj deri 23 vjeç – Gjatësia 1.78 metra
Markel Sena (Berat)
Fizik Meshkuj Të Rinj deri 23 vjeç – Gjatësia +1.78 metra
Mateus Shkreta (Tiranë)
Fizik Meshkuj Të rritur – Gjatësia 1.78 metra
Besmir Rizaj (Fier)
Fizik Meshkuj Të rritur – Gjatësia +1.78 metra
Deni Merko (Fier)
Fizik Meshkuj Kampion Absolut
Besmir Rizaj (Tiranë)
Bikini Fitnes Të Reja deri 23 vjeç
Lorisa Morina (Fier)
Bikini Fitnes Të rritura
Vjosa Rrahmani (Prizren)
Badi Fitnes Të reja deri 23 vjeç
Alma Meta (Vlorë)
Badi Fitnes Të rritura
Holta Pilz (Tiranë)
Badibillding Të rinj – Pesha 75 kg
Bruno Nuho (Durrës)
Badibillding Të rinj – Pesha +75 kg
Marsel Vangjel (Tiranë)
Badibillding Master – Mbi 40 vjeç
Abdul Fauaz (Tiranë)
Badibillding Master – Mbi 50 vjeç
Nikollaq Muço (Gjirokastër)
Badibillding Të rritur – Pesha 70 kg
Ledio Gjoka (Tiranë)
Badibillding Të rritur – Pesha 80 kg
Romeo Karabeci (Tiranë)
Badibillding Të rritur – Pesha 90 kg
Arbër Xhemalallari (Tiranë)
Badibillding Të rritur – Pesha 100 kg
Kreshnik Topore (Tiranë)
Badibillding Absolut Kampion
Kreshnik Topore (Tiranë)