AlbanianSport.com 08.08.2015 14:35
ASNN – Mediat gjermane raportojnë se presidenti në largim i FIFA-s, Sep Blater, ka reaguar shumë ashpër kundër presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, pasi ky i fundit ka hedhur kandidaturën e tij për të qenë president i FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 26 shkurt 2016.
Sipas gazetës gjermane “Die Velt”, Blateri ka nisur një fushatë denigrimi të figurës së Platinisë duke përdorur mediat në Zvicër. Blater ka akuzuar Platininë se është përfshirë në skandalin e financimeve të së drejtës së organizimit të Kampionatit Botëror në vitin 2022 në Katar.
Duke folur për mediat në Zvicër, Blater ka deklaruar se Platini ka një talent në botën e futbollit, por kurrsesi nuk mund të jetë njeriu i duhur për të marrë drejtimin e FIFA-s. E ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në lidhje me këto akuza.