Bilardo / Vjen zëvendëspresidenti i Evropës, Federata Shqiptare në delir

Share Button

Bilardo-reklama

Gjergj Vyshka 18.10.2014 09:35

Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, ka lajmëruar se sot do të mbërrijë në Tiranë zëvendëspresidenti i Federates Evropiane të këtij sporti, Dejvid Morris, i cili do të zyrtarizojë organizimin e Kampionatit Evropian të Bilardos më 2016-ën në Tiranë. Sipas Federatës Shqiptare të Bilardos, Morris do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh, ndërsa ardhja e tij pritet të ketë një impakt pozitiv në ecurinë e këtij sporti në Shqipëris. Presidenti i Federatës Evropiane të Bilardos, Morris, do të shohë nga afër kushtet që ofron vendi ynë për organizimin e këtij evropiani.

Kushtet që kërkohen janë sallat e mëdha me temperaturën konstante të ajrit 18 gradë celcius, ndërsa do të vendosen mbi 30 tavolina. Jo vetëm kaq, por kërkohen hotele me kushte akomodimi për 1,000 të huaj për rreth një muaj, që është nga data 28 korrik, deri më 25 gusht 2016. Bëhet fjalë, gjithnjë sipas informacionit të Federatës Shqiptare të Bilardos, për 450-500 bilardistë, si dhe 500 përfaqësues të mediave të huaja, të cilat do të pasqyrojnë këtë veprimtari.

“Madje gjatë qëndrimit në Shqipëri do t’u jepet mundësia pjesëmarrësve në këtë evropian për njohjen e traditave historike në vend, kulturore e turistike”, – ka deklaruar Federata Shqiptare e Bilardos, ndërsa do të zhvillohet Kampionati Evropian i paratë rinjve, të rinjve dhe të rriturve në disiplinat me tetë gurë, nëntë gurë, dhjetë gurë dhe 14+1. Gjithashtu do të zhvillohet dhe “Euro Tur”-i në bilardo. Dhe realizimi me sukses i tyre do të mund të çojë më pas Shqipërinë dhe në organizimin e veprimtarive më të mëdha Evropiane dhe Botërore.

Dhe Federata Shqiptare e Bilardos ia dedikon këtë arritje presidentit Edmond Loku, ndërsa duhen përmendur dhe arritjet e Nik Malajt dhe Eklent Kaçit, të cilët janë kthyer me medalje nga Evropianet. “Federata Shqiptare e Bilardos meriton më tepër përkrahje nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, sepse duhet të jetë e barabartë me të gjitha Federatat sportive, të cilat kanë arritje ndërkombëtare dhe janë mbështetur prej dekadash me fondet e shtetit”, – ka përfunduar komunikatën e saj organizmi që qeveris bilardon shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Bilardo / Edmond Zaja, fitues i Turneut të Hapur Ballkanik “Steka e Artë”

Bilardo / Edmond Zaja, fitues i Turneut të Hapur Ballkanik “Steka e Artë”

AlbanianSport.com 16/08/2021 17:30 ASNN – Bilardistët shqiptarë zënë 4 vendet e para. Sporti i bilardos

Snooker / Pas “Eurotur”-it, Eklent Kaçi, fiton Kupën e Pavarësisë 2017

Snooker / Pas “Eurotur”-it, Eklent Kaçi, fiton Kupën e Pavarësisë 2017

AlbanianSport.com 30/11/2017 11:35 ASNN – Eklent Kaçi është fituesi i Kupës së Pavarësisë në disiplinën

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it ul siparin në Shëngjin, kurorëzon fituesit

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it ul siparin në Shëngjin, kurorëzon fituesit

AlbanianSport.com 12.06.2017 20:40 ASNN – Kampionati Evropian i disiplinës së bilardos që njihet

“Snooker” / Pas Helgasonit, sot pritet kampioni i dytë i Evropës në Shëngjin

“Snooker” / Pas Helgasonit, sot pritet kampioni i dytë i Evropës në Shëngjin

Gjergj Vyshka 04.06.2017 12:15 Prej më pak se një jave në Shëngjin ka nisur Kampionati Evropian

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it shpall kampionin e tij të parë në Shëngjin

Bilardo / Evropiani i “Snooker”-it shpall kampionin e tij të parë në Shëngjin

AlbanianSport.com 02.06.2017 20:45 ASNN – Duke nisur nga 31 maji, e deri më 11 qershor 2017, po zhvillohet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh