Gjergj Vyshka 23.09.2014 22:35
Nik Malaj, fituesi i disa medaljeve të bronzta në Evropian në bilardo për Shqipëri, së fundmi ka shkëlqyer në një turne ndërkombëtar në Greqi.
Në turneun e Zografios në Greqi, e cila ka nisur më 18 shtator dhe ka përfunduar më 21 shtator, Malaj jo vetëm që ka qenë mbi të gjithë, por dhe ka dalë në vendin e parë, atje ku ka fituar dhe premion prej 3000 eurosh.
Për këtë fitore, Federata Shqiptare e Bilardos e ka uruar Malajn për suksesin, sepse është ndër më cilësorët e kombëtares kuqezi, që ndodhet në prag të disa aktiviteteve ndërkombëtare.