Gjergj Vyshka 01.02.2015 12:25
Mbrëmë ka përfunduar turi gjysmëfinal i Kupës Mbarëkombëtare në Bilardo në lojën çift, të disiplinës me 9 gurë.
Për shkak të pjesëmarrjes së madhe, atje ku gjashtë çifte kanë qenë nga Kosova, finalja është lënë të zhvillohet sot.
Ajo do të diskutohet mes Dorjan Maknorit-Eklent Kacit dhe Xhimi Belbës-Kushtrim Prengës.
Që do të thotë dominim i plotë i bilardistëve nga Shqipëria edhe në këtë veprimtari të bilardos.