Gjergj Vyshka 06.04.2016 09:35
Në Kampionatin Evropian të Bilardos, i cili është duke u zhvilluar në Austri, bilardistët tanë e kanë mbyllur disiplinën me dhjetë gurë me humbje.
E kjo pas dy fitoreve dhe dy humbjeve, ndërsa tashmë disfatat për Kurthysën dhe Prengën kanë shkuar në katër.
Dje Edlir Kurthysa është mundur 4-8 nga austriaku Albin Oushau, kurse Kushtrim Prenga është mundur 6-8 nga greku Kris Papajorgjiu.
Tashmë pritet të nisin disiplina me 8 dhe 9 gurë, por dhe 14+1. Në këtë kampionat bilardistët shqiptarë shoqërohen nga presidenti i Federatës së Bilardos, Edmond Loku.