Gjergj Vyshka 29.12.2014 09:45
Eklent Kaçi, fituesi i disa medaljeve ndërkombëtare për vitin 2014, është fituesit i turneut “Bilardisti më i mirë” për vitin 2014, ndërsa ishte dhe veprimtaria e fundit i këtij viti për Federatën Shqiptare të Bilardos. Të paktën edhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Bilardos, Eduard Loku, ky veprimtari pati mbështetjen e kanalit televiziv sportiv “TeleSport”, që i transmetoi direkt të gjitha ndeshjet e kësaj veprimtarie.
Në këtë veprimtarie, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Loku për “Gazeta e Sportit”, është vënë re cilësia e lartë sportive, si dhe përpjekjet maksimale të të gjithë bilardistëve, që u kualifikuan për në 16-shen e këtij turneu mbi bazën e rezultateve që kishin marrë gjatë vitit. “Viti 2015, – thotë Loku, – do të jetë një sfidë më vete për të gjithë bilardistët, të cilët do të përballen në aktivitetet mujore me njëri-tjetrin, të cilat do të organizohen nga Federata Shqiptare e Bilardos.”
“Dhe qëllimi i këtyre aktiviteteve të përbashkëta është jo vetëm përfaqësimi dinjitoz në Kampionatin Evropian, por dhe shpallja fitues e marrja e medaljes së artë, – ka vijuar ai. – Formula e re që ka aplikuar Federata Shqiptare e Bilardos këtë vit do të vazhdojë dhe në vitin 2015. Që do të thotë se do të ketë organizime të veprimtarive të ndryshme me qëllim afrimin e elementëve të rinj, të cilët do të vazhdojnë traditën e bukur të krijuara në bilardon shqiptare.”
“Dhe rregulli bazë për aktivitetin e ardhshëm të fundvitit është pjesëmarrja në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”, – ka përfunduar Loku, kurse Eklent Kaçi është fituesit i turneut “Bilardisti më i mirë për vitin 2014”.
Rezultatet teknike të
turneut “Bilardisti më i mirë 2014”
Turi i parë:
Zyla (Partizani) – Zeqiri (Teuta) 6-4
Belba (Teuta) – Kurthysa (Teuta) 4-6
Kaci (Laçi) fiton aforfe
Nikolli (Butrinti) – Kallepi (Lushnjë) 1-6
Maknori (Tirana) – Bregu (Malësi e Madhe) 6-1
Prenga (Teuta) – Kamami (Përmeti) 6-1
Shkrepa (Partizani) – Xoxi (Dinamo) 1-6
- Xoxi (Dinamo) – Matrizi (Besëlidhja) 0-6
Zyla (Partizani) – Prenga (Teuta) 1-6
Maknori (Tirana) – Kallepi (Lushnjë) 6-5
Kaci (Laçi) – Kurthysa (Teuta) 6-3
Zeqiri (Teuta) – Bregu (Malësia e Madhe) 5-6
Nikolli (Butrinti) – Kamami (Përmeti) 6-5
Belba (Teuta) – Shkrepa (Partizani) 6-3
Gjinali (Tirana) fiton aforfe
Zyla (Partizani) – Kallepi (Lushnjë) 6-3
Belba (Teuta) – R. Xoxi (Dinamo) 5-6
Nikolli (Butrinti) – Kurthysa (Teuta) 0-6
Gjinali (Tirana) – Bregu (Malësia e Madhe) 6-4
Turi çerekfinale:
Matrizi (Besëlidhja) – Gjinali (Tirana) 6-3
Kaci (Laçi) – Zyla (Partizani) 6-3
Maknori (Tirana) – Xoxi (Dinamo) 4-6
Prenga (Teuta) – Kurthysa (Teuta) 6-4
Turi gjysmëfinale:
Matrizi (Besëlidhja) – Prenga (Teuta) 4-6
Xoxi (Dinamo) – Kaci (Laçi) 3-6
Finalja:
Kaci (Laçi) – Prenga (Teuta) 6-3