Gjergj Vyshka 03.02.2016 11:15
“Bike Fest 2016”, që të dielën është zhvilluar në mjediset e “Tirana Expo Center”, ka shpallur fituesit në sportin e harkëtarisë. Kështu ka lajmëruar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Me qëllimin e mirë për të promovuar dhe për të përhapur sa më shumë këtë kulturë të re sportive në vend, kjo veprimtari ka qenë i hapur për të gjitha grupmoshat. Të gjithë provuan ndjesinë e sportit të harkut.
Por gara më zyrtare ka qenë me anëtarëve të shoqatës në katër ture, për të provuar aftësitë e tyre teknike. Dhe në fund u shpallën dhe fituesit, atje ku në vendin e parë ishte Ervin Çina. Pas tij janë renditur Jurgen Hoxha dhe Emiljan Marku. Një falënderim të veçantë nga organizatorët ka shkuar për të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë Anisa Nurja, Enxhi Grori, Florian Dedja, Emilian Marku, Elvin Shytaj, Kujtim Kolndreu, Sibora Dingu, Jurgen Hoxha, Endrin Shehu.
Në një farë mënyre për organizatorët dhe mbështetësit e “Bike Fest 2016” ka shkuar një falënderim edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse dhanë mundësinë e prezantimit të sportit të harkut në këto aktivitete. Madje ka pasur dhe gara me biçikleta “BMX” në një pistë të valëzuar, e para herë në Shqipëri kjo lloj disipline olimpike, që i kanë dhënë të tjera ngjyra spektaklit në “Bike Fest 2016”.