AlbanianSport.com 17.02.2016 18:55
ASNN – Kukësi, Flamurtari dhe Skënderbeu janë tre skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Ndërsa skuadra e katërt gjysmëfinaliste e kësaj veprimtarie është përcaktuar në përfundim të ndeshjes Partizani-Laçi, që u luajt në mbrëmje. Pavarsisht se të kuqtë kanë fituar 1-0, Laçi shkon në gjysmëfinale pasi kishte fituar takimin e parë me rezultatin 2-0.
Në përfundim të tre ndeshjeve të para, janë përcaktuar 3 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Kukësi ka mundur Teutën me rezultatin 2-0 duke e bërë të pavlefshme fitoren 1-0 të durrsakëve në ndeshjen e parë. Skuadrës kuksiane i kanë mjaftuar dy golat e realizuar nga Shameti në pjesën e parë dhe Malota në të dytën për të arritur kualifikimin.
Emocionet e kësaj sfide u përcollën për teleshikuesit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit shqiptar. Ndërkaq, në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, Flamurtari ka fituar me Tiranën 2-1 duke arritur të kualifikohet për më tej në Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë të nervozuar e kanë mbyllur takimin me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit dhe Teqjes.
Ndërsa në Korçë, Skënderbeu ka fituar 2-1 me Vllazninë dhe kualifikohet për më tej. Skuadra skuadra e katërt gjysmëfinaliste e kësaj veprimtarie është përcaktuar në përfundim të ndeshjes Partizani-Laçi, që u luajt në mbrëmje. Pavarsisht se të kuqtë kryeqytetas kanë fituar me rezultatin 1-0, Laçi shkon në gjysmëfinale pasi kishte fituar takimin e parë me rezultatin 2-0.
Kupa e Shqipërisë
Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve:
Të mërkurën:
Kukësi – Teuta (0-1) 2-0
Skënderbeu – Vllaznia (0-0) 2-1
Tirana – Flamurtari (1-0) 1-2
Partizani – Laçi (0-2) 1-0
Në kllapa është shënuar rezultati i ndeshjes së parë.