AlbanianSport.com 15.10.2015 10:15
ASNN – Një incident interesant ka ndodhur me futbollistin shqiptar të përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafin, i cili ishte pranë futjes në telashe me skuadrën e tij Valencian gjatë konferencës së fundit për shtyp.
Në këtë konferencë për shtyp të klubit spanjoll, Valencias, u krijua një situatë paksa e tensionuar kur mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafit, tentoi të largojë një shishe birrë që ishte vendosur pranë tij.
Mbrojtësi shqiptar, i cili është një besimtar i devotshëm mysliman, me të mbërritur në sallën e konferencës, e ka larguar shishen birrën, por zyrtari për shtyp i Valencias, e bindi atë se birra duhet të qëndrojë pranë tij, si pjesë e marrëveshjes me sponsorin.
Siç shihej edhe nga pamjet televizive, ky moment nuk i pëlqeu Mustafit, edhe pse në fund ai e pranoi atë dhe vijoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në këtë konferencë.