AlbanianSport.com 02.10.2014 12:15
ASNN – Teuta ka hedhur një hap të sigurtë për kalimin e raundit në Kupën e Shqipërisë, teksa ka fituar pastër 2-0 ndaj Besëlidhjes në Lezhë.
Në minutën e 26-të, Hoxumumri ka shënuar nga një goditje dënimi prej 25 metrash në portën lezhjane.
Pas tre minutash, Baçi ka shënuar në portën e tij dhe 2-0 për Teutën. Përtej përpjekjeve të Besëlidhjes, goli i nderit nuk ka dalur në dritë, ndërsa ndeshja është luajtur në një atmosferë miqësore, e cila ka pasur dhe interesimin e shumtë të tifozerisë lezhjane.
Por Besëlidhja ka zhgënjyer në Kupën e Shqipërisë, duke e bërë praktikisht të pamundur shpresim për të vazhduar aventurën në këtë veprimtari.
Besëlidhja – Teuta 0-2
Shënues: Hoxumumri 26’, Baçi 29’(a.g.)
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani, Jakupi, Begaj, Baçi, Dibra (Gruda 68’), Gjokeja (Malo 53’), Lini (Muçollari 53’), Mehja, Hoxha, Marashi. Trajner: S. Bardhi
Teuta: Rizvani, Krasniqi (Turtulli 46’), Premçi, Hoxha, Hoxumumri, Dita, Hysendoni, Pita, Peposhi (Nika 64’), Hyseni, Hodo (Kotobelli 46’). Trajner: H. Lika
Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë-Krujë)
Kartonë të verdhë: Begaj (2) / Hoxha
Karton i kuq: Begaj