AlbanianSport.com 02.10.2014 22:00
ASNN – Në përfundim të ndeshjes të fituar në Lezhë ndaj Besëlidhjes vendase me dy gola të shënuar në pjesën e parë, trajneri i Teutës, Hasan Lika do të deklaronte: “Fituam këtë ndeshje të Kupës së Shqipërisë, e cila për ne është një rezultat pozitiv.”
“Ne kemi pasur mungesa në formacion, por e kishim vlerësuar dhe e vlerësojmë Kupën e Shqipërisë, – ka vijuar ai. – Luajtëm ndaj një Besëlidhje të sapoformuar, ndërsa në skuadrën lezhjanë luajtën lojtarë që ne i kemi pasur në ekip.”
“Më pëlqeu Besëlidhja dhe besoj se do të jetë në nivelet e Kategorisë Superiore, – ka theksuar trajneri i durrsakëve, duke vlerësuar kundërshtarin. – Edhe ne jemi një ekip në formim e sipër.”
“Jemi duke gërshetuar lojtarët e rinj me ata të vjetër në formacion. Përveç kampionatit, jemi duke vlerësuar dhe Kupën, pavarësisht se do të ndeshemi me ekipe të forta. Uroj Besëlidhjen dhe publikun lezhjan për Fair-Play”-in e shpalosur”, – ka përfunduar trajneri i Teutës, Hasan Lika.