AlbanianSport.com 18.01.2015 09:45
ASNN – Besëlidhja ka ndryshuar tërësisht programin e ndeshjeve miqësore të periudhës përgatitore dimërore, ndërsa dje në Lezhë nuk ka luajtur me Partizanin, por ka pritur Adën e Velipojës.
Duket se gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta për lezhjanët e Ridvan Kullit, pavarësisht se deri më tani kanë bërë gjashtë përforcime. E ata janë Semina, Usumoviç, Manuka, Erkoçeviç, Bejte dhe Bajiç.
Lezhjanët e kanë kontrolluar të gjithë ndeshjen, por vetëm 3 minuta para fundit, me anë të Turkajt, kanë arritur që të shënojnë golin e fitores në ndeshjen miqësore me Adën e Velipojës.
Nuk duhet harruar se velipojakët e Krepit kanë bërë të tyret pesë futbollistë të Veleçikut, të cilët duket se i garantojnë Adës mbijetesën. Për rrjedhojë dje Besëlidhja ka pasur vështirësi për t’i mundur.
Besëlidhja – Ada e Velipojës 1-0
Shënues: Turkaj 87’