AlbanianSport.com 16.01.2015 12:05
ASNN – Besëlidhja e ka shtangur Tërbunin, ndërsa Bekim Erkoçeviç, i cili ishte deklaruar si blerja e parë e pukjanëve në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër, dje është bërë pjesë e Besëlidhjes.
Kjo është blerja e katërt e lezhjanëve pas Klodian Seminës, serbit Usumoviç dhe Gentian Manukës. Kurse kështu Besëlidhja po formon atë skuadër që duket se do të jetë për Superiore.
E rivaliteti me Tërbunin ka nisur që në marrjen e lojtarëve.