AlbanianSport.com 12.01.2015 19:10
ASNN – Besëlidhja ka vendosur që fazën përgatitore dimërore ta zhvillojë në Ulqin. Por përpara nisjes për në Malin e Zi, lezhjanët kanë dy ndeshje miqësore, teksa të mërkurën do të luajë me Tiranën dhe të shtunën në Lezhë me Partizanin.
Trajneri i lezhjanëve, Ridvan Kulli, thotë se është në bisedime me shumë futbollistë cilësor nga kampionati shqiptar, ndërsa 3-4 ardhje të reja pritet të zyrtarizohen në ditët në vazhdim.
Ndërkohë talenti lezhjan Silvio Zogaj ka kaluar tek të rinjtë e Vllaznisë në Kategorinë Superiore, një skuadër e cila është Kampione e Shqipërisë prej disa sezonesh në Kampionatin Kombëtar të Nën-19-vjeçarëve.