AlbanianSport.com 23.01.2015 20:10
ASNN – Ardhjet e shumta në skuadrën lezhjane të drejtuar nga Ridvan Kulli duket se kanë sjellë dhe largime. Pas Orges Linit, që tashmë është pjesë e Adës së Velipojës, tashmë është larguar nga Besëlidhja dhe Ruben Danaj.
Ndërkohë nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër, Besëlidhja ka përfituar 3 lojtarë të Tërbunit, që janë Bekim Erkoçeviç, Ibrahim Bejte dhe Jurgen Kulli. Pa thënë serbët Bojan Usumoviç dhe Kosta Bajiç, apo dhe mesfushorin e Besës, Gentian Manuka.
Mirëpo Usumoviç të premten ka bërë një operacion nga apendiciti dhe për një muaj nuk do të jetë i gatshëm për ekipin. Gjithsesi Lini dhe Danaj janë dy të larguar nga Besëlidhja.