AlbanianSport.com 24.02.2015 09:45
ASNN – Tek Besa janë të sigurt se do të mbijetojnë në Kategorinë e Parë, edhe pse janë vetëm një pikë larg Adës së Velipojës së vendit të 9-të dhe 5 pikë larg Veleçikut të Koplikut të vendit të fundit.
Ndeshja e radhës për kavajasit do të jetë me Burrelin të shtunën në Kavajë, atje ku verdhezinjtë shpresojnë që të rikthehen tek fitorja. Për trajnerin e Besës, Bledar Sinella, mbijetesa në Kategorinë e Parë është e sigurt.
“Dhe këtë ne do ta tregojmë që në ndeshjen e radhës me Burrelin në fushën tonë, atje ku do të nisim dhe sulmin për t’u ngjitur në renditje”, – ka deklaruar shkurtazi kreu i stolit kavajas.