AlbanianSport.com 06.05.2015 20:55
ASNN – Mesfushori shqiptar i Mançester Sitit, Bersant Celina, ka kërkuar nga tifozët e klubit të tij që ta përkrahin skuadrës e Nën-21-vjeçarëve në finalen e “Premier League International Cup”, ndaj Portos.
Talenti kosovar, i cili ka shënuar 18 gola për Nën-21-vjeçarët e “Qytetarëve” sivjet, ka arritur gjithashtu të futet edhe në ekipin e parë të këtij klubi në ndeshjen ndaj Shefilld Uensdejit.
Celina tani shpreson të fitojë trofeun e parë me skuadrën e trajnerit Patrik Viera dhe shpreson që atmosfera në stadiumin e akademisë së Mançester Sitit të jetë shumë e zjarrtë.
“Do të luajmë për këtë trofe dhe do të luajmë para tifozëve tonë, që padyshim do të jetë në favorin tonë. Na pëlqen të luajmë në stadiumin tonë dhe tifozët kanë qenë fantastikë”, – ka thënë Celina për faqen zyrtare të klubit të klubit anglez në Internet.
Për të arritur deri në këtë finale, Mançester Siti ka eliminuar Benfikën, Shalke 04-ën, Sëlltikun dhe Leister Sitin.