Gjergj Vyshka 16.09.2015 10:05
Ish-mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares: “Ne në kohën tonë ishim të painformuar, kurse sot djemtë kanë më tepër ide për atë që marrin. Por qetësohuni, jam mirë. E imja është një frikë në nivelin njerëzor”. “Ndonjëherë jam i preokupuar për ilaçet që kam marrë dhe që na kanë dhënë”. E qartë, argumenti është dopingu. Një rishikim në të kaluarën është pak a shumë një alarm për të tanishmen, refleksioni ka ardhur nga Bepe Bergomi përpara mikrofonave të RSI-së (televizioni italian i Zvicrës) me rastin e një mbledhjeje për pasojat në sport, dopingu dhe të rinjtë, që të hënën pasdite është zhvilluar në “Ekspo” në Milano.
20 vjet me Interin, teksa e ka nisur më 1979, ai ka zhvilluar 519 ndeshje si zikaltër. E fundit ka qenë më 23 maj 1999, Inter-Bolonja. Pastaj Bergomi i ka përforcuar ato fjalë dhe idetë e tij edhe përpara mikrofonëve të “La Gazzeta dello Sport”. “I referohemi Mikorenit, kur kam nisur të luajë futbolli na jepnin gjithmonë e na thonin që shërbejnë për t’iu dhënë më tepër fuqi, – thotë ai. – Pastaj është zbuluar që një substancë dopuese është e rrezikshme”. Shumë lojtarë të së kaluarës kanë denoncuar disa herë se kanë marrë “Mikoren”, siç janë Fabio Kapelo dhe Çezare Prandeli për shembull. “Mikoren” është një stimulues kardiovaskular i futur në merkato më 1985, sepse asokohe ishte i ri.
Ta vëmë në rregull këtë histori duke nisur që nga e djeshmja. Nga Ekspo, atje ku Bepe Bergomi ka reflektuar me kolegët e televizionit zviceran: “Për të arritur disa objektiva nuk duhet të kaloni në paragjykime të mëdha. Kjo është një gjë që e kam kërkuar gjithnjë për t’ia thënë të rinjve”, është mesazhi i lëshuar për gjeneratat e reja. “Disa substanca që tani janë doping në 1979-1980, kur kam nisur unë të luaj futboll, mund të merreshin. Ndonjëherë jam i preokupuar për atë që kam marrë ose që më kanë dhënë”. Dhe duke mbyllur me RSI-në: “Sot klubet e shoqëritë janë rritur dhe kanë një nivel informacion më të lartë”.
“Pastaj mendoj se një lojtar duhet gjithmonë t’i kërkojë doktorit të tij informacion”, – shton ai. Me “La Gazzeta dello Sport”, Bepe Bergomi, ka shtuar idenë e atyre fjalëve që kishte thënë për televizionin zviceran. “Kam marrë pjesë në një takim shumë interesant për dopingun dhe në këtë moment, duke folur për të rinjtë, më ka ardhur në mend Mikoreni, të cilin asokohe nuk e njihnim. Kur kam folur për ilaçet që na jepnin, të cilat na duheshin për të na dhënë fuqi. Tek Interi na i jepnin dhe kështu na thoni, por pas disa kohësh kemi zbuluar se ishte substancë e rrezikshme. Mikorenin e jepnin të gjithë dhe në të gjitha klubet”.
Bergomi nënvizon: “E kam thënë për të lëshuar mbi të gjithë një mesazh për të rinjtë, sepse ne në kohën tonë ishim të painformuar, ndërsa duhet të ishim më shumë të vëmendshëm dhe më të gatshëm për të marrë informacione për atë që po merrnim. Sot përkundrazi të rinjtë duhet të punojnë në një stërvitje më të fortë, duhet të kërkojnë gjithnjë informacion mbi gjithçka që u japin dhe duhet të kërkojnë më tepër pastërti. Ne këtë Mikoren e kemi marrë pa vetëdije, sepse na thonin që ju ndihmon”. Bergomi shpjegon më mirë atë që ka thënë “jam i preokupuar për atë që kam marrë”, të cilën e ka shprehur në televizionin zviceran.
“Ishte një konsideratë e një karakteri të përgjithshëm, – thekson ai, – jam mirë, i qetë. Kam menduar për efektet anësore, të cilat ne akoma nuk i njohim, që mund të vijnë nga ato ilaçe të marra. E pastaj janë të shumta rastet mes lojtarëve të cilët nuk arrijnë të gjejnë një shpjegim. Nuk aludoj asgjë, është një frikë në sensin e përgjithshëm.”