AlbanianSport.com 17/02/2022 23:00
ASNN – Shënon dy golat e fitores me përmbysje, mundet Lacio e Strakoshës dhe Hysajt. Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, ka rezultuar vendimtar për skuadrën e tij, teksa ka realizuar dy gola në fitoren me përmbysje që skuadra e tij italiane, Atalanta, arriti të enjten në fushën e vet përballë Olimpiakosit në takimin e parë të vlefshëm për turin e 16-shes së Ligës së Evropës.
Ndonëse skuadra greke e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, mbrojtësi shqiptar ka realizuar dy herë brenda po aq minutash, në të 61-tën dhe në të 63-tën, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij në shifrat 2-1. Ndërkaq, një tjetër futbollist shqiptar, portieri Tomas Strakosha, ishte titullar në humbjen 1-2 të Lacios në Portugali përballë Portos, në një takim ku futbollisti tjetër kuqezi, Elseid Hysaj, u aktivizua në 18 minutat e fundit të kohës së rregullt.