AlbanianSport.com 21.02.2015 19:50
ASNN – Kur bëhet si “modë”, fantazia e njerëzve, sidomos e sportdashësve, në rrjetet sociale, fillon e rrit flatra. Kështu, në “Facebook” është bërë i ditur dje federimi më i fundit të Tepelenës së trajnerit Ilir Selimi, teksa faza e dytë nis të dielën.
Bëhet fjalë për Karamanin (shefin e policëve në shfaqjen satirike “Al Pazar” në “Vizion Plus”, që interpretohet nga mjeshtri i humorit Agron Llakaj), i cili supozohet që do të luajë me Tepelenën.
Duket një ironi në distancë me “Gjinin e Portokallisë”, Besart Kallakun, që të premten është bërë pjesë e Korabit… E duket se kështu vazhdon loja me “bllofet” e federimeve në Kategorinë e Dytë.