Bastet sportive, projektligji rikthehet përsëri për diskutim nga Kuvendi

Share Button

AlbanianSport.com 25/01/2024 14:25

ASNN – Rikthimi i basteve sportive, shtyhet përsëri projektligji: “Na duhet më shumë kohë”. Komisioni për Ekonominë dhe Financat shtyu të martën diskutimin për projektligjin shumë të kontestuar për rikthimin e basteve “online” me argumentin se po rishikohet nga Ministria e Financave dhe shërbimet juridike të Kuvendit. Ky projektligj po diskutohet në Kuvend që prej korrikut të vitit të shkuar, ku është kundërshtuar nga opozita, nga grupet e interesit dhe nga vetë deputetë të mazhorancës.

Pas kritikave, komisioni vendosi që të përpunojë draftin fillestar të qeverisë, mbi të cilin prej disa javësh diskutimet po bëhen larg syve të publikut. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se arsyeja e shtyrjes ishte kërkesa për më shumë kohë për përpunimin e draftit final nga shërbimi juridik i Kuvendit. “Shërbimet që po reflektojnë diskutimet që janë bërë apo disa përvoja tjera të Bashkimit Evropian, kërkuan pak më shumë kohë dhe nuk ishin të gatshëm sot që të na e vendosnin një material me pikat konkrete,” – tha ai.

Shalsi ka shtuar se shërbimet e Kuvendit janë në kontakt edhe me Ministrinë e Financave, ndërsa e quajti një ligj të rëndësishëm “për shkak të kaluarës” dhe e lidhi vonesën me nevojën për t’u shkëputur “nga aktorët e vjetër” të këtij sektori. “Ndaj duhet të hedhim disa hapa që duhet të çojnë jo vetëm drejt formalizimit të tregut, por edhe drejt shkëputjes nga aktorë që duhet t’i lënë vendin aktorëve dhe kompanive serioze që kanë provuar që dinë të punojnë, të menaxhojnë tregun dhe kanë investimet e nevojshme,” – tha ai.

Më herët në seancat dëgjimore, grupet e interesit paralajmëruan deputetët se projektligji nuk do ta ndalojë aktivitetin e paligjshëm, pasi penalizon kompanitë shqiptare me përvojë në treg, duke vendosur kritere për aksionerë të huaj. “Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, do të dështojë ky proces,” u thanë ata deputetëve. Qeveria shqiptare e goditi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018. Por bastet kanë vijuar të funksionojnë ilegalisht. Sipas propozimeve të reja, bastet sportive do të lejohen vetëm “online”, e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë e kriteresh të forta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh