AlbanianSport.com 25/09/2019 21:05
ASNN – Vihet në dyshim e ardhmja e Maradonës, dy ndeshje, dy humbje dhe Himnasia vazhdon të mbetet në fund të renditjes. I rikthyer në atdhe si hero, vetëm pak javë më parë, tani duket se e ardhmja e Diego Armando Maradonës është e pasigurt.
Kjo sepse pas dy ndeshjeve, nën drejtimin e tij, të mbyllura me humbje, Himnasia La Plata, vazhdon të renditet në vendin e fundit të tabelës, në ligën e parë të kampionatit argjentinas, me vetëm 1 pikë, pas 7 ndeshjeve të luajtura deri tani.
Pra asgjë nuk ka ndryshuar dhe tifozët janë të zhgënjyer pas entuziazmit të fillimit. E për të ardhmen e Maradonës në drejtimin e skuadrës argjentinase kanë zgjuar interesin e bastexhinjve, të cilët kanë filluar ta kuotojnë.
Sipas asaj që raporton “Agipronews”, largimi i Maradonës nga stoli i skuadrës së Himnasias, deri në fund të vitit, kuotohet me një koeficient prej 1.70, ndërsa konfirmimi I tij kuotohet me 1.95.