AlbanianSport.com 31.12.2014 17:55
ASNN – Federata Shqiptare e Basketbollit e ka mbyllur sot vitin 2014 me një ceremoni festive, ku ndër të tjera, është vlerësuar edhe kontributi që faqja jonë, AlbanianSport.com, ka dhënë për zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri.
Midis çmimeve të dhëna nga presidenti i Federatës, Avni Ponari, për 365 ditët që lanë pas, ishte edhe ai që gazetari sportiv i RTSH-së dhe moderatori i faqes sonë sportive, AlbanianSport,net, Altin B. Kodra, mori me motivacionin si “Gazetari që e ka mbështetur më shumë basketbollin shqiptar gjatë 2014-tës”.
Natyrisht, këtë çmim moderatori Kodra e ndan me bashkëpunëtorin e çmuar të faqes sonë, gazetarin e vetëm në llojin e vet në rrafshin e shumësportëshit, Gjergj Vyshka, i cili aktualisht punon në të përditshmen sportive shqiptare, “Gazeta e Sportit”.
Me përvojën e tij thuajse 20-vjeçare, e cila shtrihet midis 3 gazetave kryesore sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, “Panorama Sport” dhe “Sporti Shqiptar” (më pas “Gazeta e Sportit”, ai mbetet një ikonë e padiskutueshme e gazetarisë sportive shqiptare.
Dhe me këtë foto të dy kontribuuesve kryesorë të faqes sonë, AlbanianSport.com ju falënderon që na keni ndjekur në 2014-n, duke ju premtuar se në 2015-n ne do ta ngremë në një nivel edhe më të lartë pasqyrimin e sportit shqiptar.
Dhe kur themi sportin shqiptar, nënkuptojmë jo vetëm futbollin, por të gjithë sportet dhe sportistët shqiptarë, si brenda Shqipërisë, ashtu edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo militojnë sportistët shqiptarë dhe shqipfolës.
Për të përligjur moton tonë si një faqe “gjithësportive” dhe “gjithëshqiptare”…