AlbanianSport.com 12.03.2015 20:45
ASNN – Promovimi i sportit të basketbollit deri në nivelin e shkollave 9-vjeçare, nxitja e një jetese të shëndetshme nëpërmjet sportit, si dhe evokimi i figurave të shquara të këtij sporti në vend, për të motivuar brezat e ri. Ky është me pak fjalë thelbi i projektit të përbashkët midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, të nënshkruar ditët e fundit.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Korab Llazani, ka sqaruar për Televizionin Shqiptar edhe modalitetet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Projekti i përbashkët midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, të nënshkruar ditët e fundit synon promovimin e sportit të basketbollit deri në nivelin e shkollave 9-vjeçare dhe nxitjen e një jetese të shëndetshme nëpërmjet sportit.
Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Korab Llazani, i cili ka sqaruar për Televizionin Shqiptar edhe modalitetet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Sipas Llazanit, evokimi i figurave të shquara të këtij sporti në vend në këtë projekt, synon të motivojë brezat e ri. Për nr. 2 të organizmit që qeveris basketbollin shqiptar, ky projekt është një hap në drejtimin e duhur për sigurimin e të ardhmes së këtij sporti në vend.
Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë të Llazanit.