AlbanianSport.com 06/01/2018 13:20
ASNN – Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar shortin e fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë, që nis më 20 janar 2018, me skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë. E kjo si për meshkuj, ashtu dhe për femra, por tek djemtë me ndryshimin që Goga Basket, edhe duke qenë kryesuese absolute, është futur direkt në turin tjetër të fazës eliminatore.
E në këtë mënyrë Apolonia, Partizani, Elbasani dhe Kamza Basket për femra, apo dhe Flamurtari, Skënderbeu, Apolonia dhe Elbasani do të luajnë mes tyre për të përcaktuar skuadrat që do të plotësojnë fazën çerekfinale. Dhe pas kësaj do të dalin gjysmëfinalistet, ndërsa faza finale do të luhet më 2 dhe 3 shkurt në Sallën e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet.
Fituesit në fuqi janë Flamurtari për femra dhe Tirana për meshkuj, kurse më pas gjithçka do të jetë për ekipet kombëtare në ndeshjet e radhës në kuadër të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2019 dhe 2021. Shqipëria për femra më 10 shkurt do të presë Lituaninë, kurse më 14 shkurt do të udhëtojë në Rusi, kurse meshkujt më 22 shkurt do të jenë në Danimarkë dhe më 25 shkurt në Armeni.
Sidoqoftë, Kupa e Shqipërisë ngre siparin e veprimtarive kombëtare të koshit për 2018-ën.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Shorti i fazës eliminatore:
20 janar 2018:
(1) Flamurtari – Skënderbeu ora 13:00
(2) Elbasani – Apolonia ora 14:00
24 janar 2018:
(A) Fituesja (1) – Fituesja (2) ora 13:00
Shorti i Çerekfinaleve:
27 janar 2018:
Teuta – Fituesja (A) ora 18:00
Tirana – Goga Basket ora 19:00
Partizani – Eagles Basket ora 19:00
Vllaznia – Kamza Basket ora 17:00
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Shorti i fazës eliminatore:
(1) Elbasani – Kamza Basket ora 16:00
(2) Apolonia – Partizani ora 11:00
Shorti i Çerekfinaleve:
Goga Basket – Fituesja (1) ora 12:00
Flamurtari – Fituesja (2) ora 11:00
Tirana – Skënderbeu ora 17:00
Studenti – Vllaznia ora 16:00