Gjergj Vyshka 28.12.2016 07:55
Numëroheshin vetëm 13 persona të ardhur në analizën vjetore të vitit 2016, të cilët ishin përfaqësues të Goga Basket, Flamurtarit, Kamza Basket, Ardhmëria Basket, Real Basket, Marsi Basket dhe Galaktikët. Ndodh radhë që të braktiset një asamble vjetore e një Federate sportive, por analiza vjetore e vitit 2016 të basketbollit është bërë më shumë me karrige bosh se sa me njerëz. Numëroheshin gjithsej 13 delegatë, të cilët ishin përfaqësues të klubeve Goga Basket, Flamurtari, Teuta, Real Basket, Marsi Basket, Ardhmëria Basket, Kamza Basket dhe askush tjetër.
Më saktë krahas anëtarëve të kryesisë Juel Jarani, Ilir Taflaj, Vaso Shaka dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, mungoni Edera Alibegaj, Edmond Biçoku dhe Dritan Mema, apo Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ishin dhe Perikli Goga, Viron Toska, Maksim dhe Marvi Kristo, Shyqyri Lazimi, Arqile Gorea, Afrim Bilali, Adem Muhametaj. Dhe e gjithë kjo zbrazëti nuk kishte se si të mos vihej në dukje nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.
“Nuk e di nëse është neglizhencë e klubeve, apo moslajmërim i Federatës, por duke qenë se kam marrë një mori “e-mail”-esh për shkak problemesh që ngrihen për ecurinë e basketbollit, atëherë ata duhet të ishin të gjithë këtu, – ka thënë ai. – Sepse të gjithë së bashku duhet ta nxjerrim basketbollin si një produkt të shitshëm. Do të doja të ishin të gjithë të pranishëm që të dilnim me përfundimet e duhura për të mirën e basketbollit, sepse realisht sot e katër vjet me marrjen pjesë të 6 ekipeve kombëtare në Evropë eksperienca është provuar që po rritet.”
“Nëse ngremë probleme duhet të jemi këtu për t’i analizuar dhe zgjidhur”, – ka shtuar kreu i organizmit që qeveris koshin shqiptar. Në fakt për mungesën e delegatëve të klubeve në analizën vjetore të basketbollit ka pasur dhe një ankesë nga menaxheri i përgjithshëm i Tiranës, Anxhelo Koleka, i cili për “Sport Ekspres” ka bërë të ditur se: “Është e çuditshme që Tirana nuk është lajmëruar për këtë analizë”. Por sekretari Llazani tregon që janë lajmëruar me e-mail si Arbër Kadia, ashtu dhe Roland Avrami, apo dhe pjesëtarë të tjerë të shoqatës së Tiranës në basketboll për femra e meshkuj.
Sikurse janë lajmëruar dhe klube të tjera. Duhet theksuar se një përfaqësuese e klubit të Tiranës, Mirza Alibegaj, ka qenë e pranishme, së bashku me të motrën, Edera Alibegajn, në drekën festive të organizuar më pas në mjediset e “Sky Hotel” në kryeqytet.