Gjergj Vyshka 09.06.2016 07:05
Federata Shqiptare e Basketbollit, nëpërmjet firmës së Sekretarit të Përgjithshëm, Korab Llazani, më 1 qershor 2016 ka bërë konfirmimin e pjesëmarrjes së kombëtares së Nën-20-vjeçarëve në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Madje është dërguar lista me datat e lindjes, numrin e kartës në Federatën Evropiane, vendlindjen, gjatësinë, rolin. Pra gjithçka që duhet, ndërsa afati i fundit ka qenë më 3 qershor 2016.
E tashmë ky grup, i cili është regjistruar për të marrë pjesë në Divizionin B të Kampionatit Evropian, nga data 17, deri më 24 korrik 2016 në Halkidhiqi të Greqisë, të hënën në ora 18:00 do të jetë në stërvitje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” me trajnerin Darko Vujaçiç.
Siç dihet, kjo kombëtare do të jetë në grup përballë Greqisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Irlandës dhe Kosovës. Lista e lojtarëve të thirrur në stërvitjen e së hënës është si vijon:
Xhoi Bejleri, Hajdi Beliu, Ledio Brari, Armir Bytyçi, Elidon Dedaj, Darjel Dullaj, Reldi Durrsi, Denis Ferra, Kristi Gorea, Daniel Lekndreaj, Dod Lekndreaj, Angjelo Lleshi, Françesko Nikolli, Dejvis Pylla, Reidi Rakaj, Orges Sela, Edgar Shehi, Emanuel Shushku, Orest Shytaj, Çelis Taflaj, Klevis Troja, Florian Zavalani, Bruno Zyka, Xhejms Nallbani.