Basketboll / Turneu miqësor në Qipro, 13 lojtarë kuqezi, gati për lojë

Share Button

Basketboll-Kombetarja-2016-salla-Ponari

Gjergj Vyshka 17.08.2016 07:55

Ndihmëstrajneri Bilali: “Në këto Eliminatore do të kemi 15 basketbollistë, presim rikuperimin e Biberajt dhe Fasllisë dhe mund të kemi ndryshime. Por ky është grupi që do të përballojë Eliminatoret”. Kombëtarja e basketbollit të meshkujve, që drejtohet nga Antonis Kostantinides, sot do të niset drejt Qipros, atje ku nga data 17, deri më 24 gusht 2016, do të marrë pjesë në një turne miqësor.

Do të ketë përballë Qipron, Estoninë dhe Katarin. E përkrah Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe Sekretarit të Përgjithshëm Korab Llazani, kanë qenë mbrëmë përpara mediave ndihmëstrajneri Afrim Bilali dhe kapiteni i kuqezinjve, Gerti Shima. Ka munguar trajneri Kostantinides, i cili është nisur një ditë përpara për në Qipro.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar jo vetëm në Qipro, por dhe në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017, ka pohuar: “Nesër (sot) niseni për në Qipro për një turne miqësor të rëndësishëm në përballjen me skuadrën vendëse, Estoninë dhe Katarin. Unë ju uroj suksese, ashtu sikurse të njëjtën gjë do të keni dhe në 23 në Estoni.”

“Ftoj Bilalin dhe Shimën për të folur më shumë, por ajo që uroj është një pallat i mbushur plot më 3 shtator ndaj Malit të Zi kuptohet për të arritur një rezultat të mirë”, – ka përfunduar kreu i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar, Avni Ponari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh