Basketboll / Trajneri Bilali thërret të zgjedhurit e tij në stërvitje

Share Button

Basketboll-U-16-Perzgjedhja-Bilali-2016

Gjergj Vyshka 21.06.2016 22:15

Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve në basketboll për djem, që drejtohet nga Afrim Bilali, sot do të zhvillojë stërvitjen e radhës në ora 17:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Siç dihet kjo Kombëtar do të marrë pjesë në Divizionin C, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen nga data 17, deri më 24 korrik 2016, në Nikozia të Qipros.

Shqipëria do të jetë përballë Gjibraltarit, Moldavisë, Armenisë dhe Andorrës dhe deri në nisjen e kësaj veprimtarie kanë mbetur 26 ditë. Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve deri më tani ka bërë gati pesë stërvitje, atje ku trajneri Afrim Bilali, nga 130 basketbollistë përzgjodhi 35 e, më pas, 24 lojtarë, të cilët janë federuar në Federatën Evropiane të Basketbollit.

E prej tyre kanë mbetur 19, ndërsa në Nikozia, ashtu sikurse do të ndodhë edhe me kombëtaret e tjera, do të jenë vetëm 12. Sot do të jetë në mesditë dhe kombëtarja e Nën-18-vjeçare e vajzave në stërvitje, ndërsa vera e basketbollit shqiptar me pesë kombëtaret e moshave në garë është në prag të nisjes me ngarkesë të plotë.

 

Ja lista e 19 lojtarëve të Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve në basketboll për djem:

Klajdi Duçellari (Marsi Basket), Odisea Shkurti (Apolonia), Detjon Bega (Invaders), Klain Tallushi (Ardhmëria Basket), Greis Xhyra (Elbasani), Ergys Muhametaj (Kamza Basket), Nazareno Koko (Tirana), Etore Marku (Vllaznia), Enes Kita (Superior Klima), Mauro Salillari (Apolonia), Huljo Berati (Superior Klima), Flavio Delia (Invaders), Kevin Penigu (Vllaznia), Klindi Çela (Superior Klima), Enriko Shkurti (Invaders), Xheji Ruzhdia (Apolonia), Klinti Pane (Pogradeci), Aurel Boriçi (Marsi Basket), Redon Peraj (Vllaznia)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh