AlbanianSport.com 26/05/2019 20:15
ASNN – Toronto Reptërs është finalistja e dytë e “play-off”it në basketbollin elitar amerikan, NBA, pasi mundi me rezultatin 4-1 në finale e Konferencës së Lindjes Miluoku Baks. Toronto e dominoi dhe këtë duel të 6-të të “play-off”-it, duke fituar me shifrat 100-94, duke mundësuar kështu arritjen e 4 fitoreve që e çojnë automatikisht në finalen e përgjithshme me fituesin e Konferencës së Perëndimit, Golden Stejt.
Sa i takon ndeshjes, Toronto humbi vetëm çerekun e parë të lojës me shifrat 18-31, por fitoi më pas tri pjesët e tjera të ndeshjs, përkatësisht me shifrat 25-19, 28-26 dhe 29-18. Një fitore spektakolare dhe e merituar për Toronto Reptërs, që do të diskutojë titullin e NBA për këtë sezon me fituesin e Perëndimit, Golden Stejti. Kjo e fundit eliminoi në finalen e Konferencës së Perëndimit skuadrën e Portland Trejblezërs, 4-0, duke qenë superiore në çdo drejtim.
Kujtojmë që është pikërisht Golden Stejt favorite për titull, ndërkohë që klubet e tjera që janë eliminuar tasghmë po projektojnë lëvizje për sezonin e ri. Padiskutim, dështim këtë sezon ishte Los Anxheles Lejkërs që nuk arritën të futen në 8-she, që do të thotë nuk morën pjesë në “play-off”, edhe pse kishin në përbërjen e tyre një prej lojtarëve më të mirë të historisë së basketbolli. Dueli i parë final për titullin luhet me 31 maj 2019 dhe titullin e fiton skuadra qe siguron e para 4 fitore.