AlbanianSport.com 21.12.2016 09:45
ASNN – Teodo e Malit të Zi dje ka mundur SIGAL Prishtinën në ndeshjen e prapambetur të javës së dytë të Ligës Ballkanike, kjo për grupin A, ndërsa ka fituar me 20 pikë diferencë, 88-68.
15-14 ishte pjesa e parë për malazezët, ndërsa e dyta është për prishtinasit, të cilët kanë fituar atë 19-22 dhe në pushim kanë kryesuar 34-36. Por, malazezët shpërthejnë në dy pjesët e tjera, të cilat, duke i fituar përkatësisht 23-11 dhe 31-21, fiksojnë fitoren 88-68.
Teodo ngjitet në në vendin e dytë, kurse SIGAL Prishtina mbetet në të fundit duke qenë 3 pikë larg vendit të katërt, që është edhe i fundit që të kualifikon, edhe pse ka dhe dy ndeshje të prapambetura.
Liga Ballkanike 2016
Basketboll – Meshkuj
Grupi A
Java e dytë
(20 dhjetor 2016)
Ndeshjet e prapambetur:
Teodo – SIGAL Prishtina 88-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 8 6 2 662-622 14
- Teodo 8 4 4 661-631 12
- Bashkimi Prizren 8 4 4 616-625 12
- Beroe Stara-Zagora 7 4 3 561-571 11
- Kozhuv 7 2 5 547-554 9
- SIGAL Prishtina 6 2 4 458-504 8