Nga Gjergj Vyshka 06.02.2017 14:20
E kësisoj ajo që mbetet dhe që ka lënë një shenjë jo të mirë është fakti se Teuta-Tirana, e ndërprerë për shkak të sherrit masiv, që ka përfshirë jo vetëm lojtarët e të dy ekipeve, por dhe tifozët, të cilët kanë zbritur në fushë, i bën fajtore të dy skuadrat.
Kush më pak e kush më shumë, por në fund duhet të jetë Komisioni i Disiplinës që duhet të vendosë, sepse jemi në javën e 6-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj dhe nuk mund të kalohet në heshtje.
Aq më tepër që gjërat e mbartura, sidomos kur bëhet fjalë dhe për inate, shfaqen dhe atëherë kur nuk e pret siç ishte rasti i finales së para të rinjve të sezonit të kaluar, Superior-Tirana ndërprerë në rezultatin 53-47 për shkak të sherrit masiv dhe që asnjëherë nuk pati fitues e “kampion”.
Ndaj është vendi për të goditur të gjithë fajtorët, sepse kërkohet basketboll i pastër, sidomos tek moshat.